Rama në Samit me atlete, ja dënimi që i japin ndërkombëtarët

loading...

loading...

ë takimet e fundit që kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar në Samitet Ndërkombëtare ka spikatur me atletet e tij të bardha të cilat janë komentuar së shumti nga media.

Ditën e djeshme, në Mal të Zi në Samitin e Podgoricës, Rama nuk ka hequr dorë nga atletet e preferuara dhe ndryshe nga përfaqësuesit e tjerë të Ballkanit, këpucët zyrtare të kostumit mungonin.

Por ditën e sotme, në një foto të të gjithë krerëve që morën pjesë në Samit, vihet re mungesa e Edi Ramës. Siç shihet dhe nga fotoja, të gjithë zyrtarët janë me kostum dhe këpucë serioze. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja që Edi Rama është përjashtuar nga imazhi përbyllës i Samitit.

Në një postim në rrjetin social facebook, ish-kryeministri Sali Berisha, shkruan se Rama është përjashtuar për shkak të atleteve.

loading...