Rama kërcënon deputetët e rinj: Të lejë detyrën që sot kush mendon se..

loading...

loading...

Pas përfundimit të festës së fitores, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur gjithë deputetët bashkë me të cilët do të qeverisë vendin në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Ai ka paralajmëruar dhe u ka thënë troç se të gjithë ata që duan të mbrojnë gjakun e interesat e tyre para atyre të qytetarëve, bëjnë mirë ta lënë mandatin që sot.

Kemi kërkuar një mandat kuqezi dhe do qeverisim kuqezi dhe jo si përçarës. Për të dalë faqebardhë në masonin tonë, duhet të shohim tek çdo shqiptar i aftë një bashkëpunëtor në misionin tonë dhe çdo i paaftë të largohet nga ky mision. çdo deputet që do më shumë gjakun e tij, të lërë detyrën që sot.

Kjo nuk do të thotë se LSI është kanceri edhe pse është LSI më shumë e prekur si parti”- tha Rama.

Ndër të tjera ai tha se çdo i paaftë që ka teserën e partisë do të largohet, ndërsa bëri me dije se e gjithë administrata do të jetë në punë dhe se pushimet nuk do të fillojnë përpara 1 gushtit.

loading...