Rama ia ka bërë me dije Shkupit: S’ka NATO …

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka qëndrimet e qarta sa i përket pranimit të Maqedonisë në NATO. Ai kohë më parë ka qartësuar qëndrimin e shtetit shqiptar, se pa zbatuar të drejtat për shqiptarët, nuk ka NATO për Maqedoninë.

“Shqipëria dhe të gjithë ne duam një Maqedoni të qëndrueshme, por jo të pajetueshme; një Maqedoni demokratike për të gjithë që duhet të jetë pjesë e NATO-s, por që nuk mund të bëjë pjesë në NATO pa garantuar vlerat dhe parimet që e bëjnë NATO-n, jo një klub ushtarak por një aleancë të popujve dhe të vendeve demokratike që do të thotë po ashtu e Maqedonia nuk mund të bëjë pjesë në NATO pa garantuar në frymë dhe në germë Marrëveshjen e Ohrit.

Duhet të jemi po ashtu të vendosur që çka deklarojmë ta mishërojmë në frymë dhe në gërmë, në jetën e përditshme të qytetarëve tanë të komuniteteve pa dallim feje; pa dallim etnie dhe pa dallim kufijsh,” tha Rama.

Sipas tij, shqiptarët kanë qenë, janë dhe mbeten një faktor shtetformues; i padiskutueshëm; i pazëvendësueshëm për integritetin e shtetit të Maqedonisë.