Rama i “tregon dhëmbët” Greqisë: S’do mbyllim sytë e gojën për ju

loading...

loading...

Në fjalimin e tij të parë në Kuvend, me nisjen e punë së qeverisë “Rama 2”, Kryeministri nuk ka harruar të përmendë edhe marrëdhëniet me vendet fqinje si dhe strategjitë që ai ka në plan të ndjekë.

Rama foli për marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë, vend nga i cili kërkoi angazhim për zgjidhjen e çështjeve që janë ende të hapura mes tyre.

Rama tha se vendi ynë është i angazhuar për miqësi reciproke dhe bashkëpunim me vendin fqinj, por theksoi se për asnjë moment Shqipëria nuk do mbyllë as sytë dhe as gojën në mbrojtje të të drejtave të vet.

Duam miqësi reciproke, angazhim të ndërsjellë dhe bashkëpunim reciprok me Greqinë. Por Shqipëria nuk do mbyllë as sytë dhe as gojën në mbrojtje të të drejtave të vet. Koha do sjellë zgjidhjet e dëshiruara për të dyja palët më këmbë në tokë, dhe jo me deklarata fluturake”, u shpreh kryeministri Rama.

loading...