Rama fton Berishën në përvjetorin e themelimit të PS-së

Sonte në hotel ‘Sheraton’, Partia Socialiste do të festojë 22-vjetorin e themelimit të partisë. Të ftuar në festën madhështore, siç shprehen organizatorët, do të jenë figura të vjetra politike të partisë, si Fatos Nano, dhe kundërshtarë, si kryeministri në detyrë, Sali Berisha.

Burimet zyrtare nga Partia Socialiste bënë të ditur dje, se ftesa është dërguar në zyrën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në adresë të kreut të Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu e të tjerë, transmeton Shekulli.

“Sali Berisha, është i ftuar ditën e hënë në festën e Partisë Socialiste që ne e kemi shtyrë pas zgjedhjeve dhe nuk diskutohet që kushdo që do ta pasojë do të jetë kryetari i opozitës dhe do të respektohet ashtu siç nuk është respektuar deri më sot.
Ftesa për Berishën është bërë, jo vetëm për PD-në, por për gjithë kryetarët e partive të opozitës”, – ka thënë Rama ./LajmeOnline/