Rama flet si fitimtar, ngushëllon LSI: Falenderoj Lulzim Bashën, e vërteta e marrëveshjes tonë

loading...

loading...

Edi Rama ka folur pas fitores në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Ai ka pranuar me modesti fitoren, teksa ka thënë se kjo është një detyrë akoma më e vështirë, duke qenë se populli ia dha të vetëm timonin e drejtimit kësaj partie.

Shqipëria ka folur troç. Shqiptarët kanë vendosur të fitojë flamuri kuq e zi. Shqipëria që duam është mbi të majtën dhe të djathtën. Shteti që duam është i qytetarëve jo i pushtetarëve. Populli ka zgjedhur partinë për ta udhëhequr vendin në këtë mision si fuqi e vetme qeverisëse dhe duke e pranuar këtë zgjedhje ne do të qeverisim me forcën e shembullit. Ne kemi lindur jo të majtë, jo të djathtë, por me të njëjtin gjak, të njëjtën gjuhë e me të njëjtat porosi, thjeshtë shqitparë” , – tha Rama.

Ndër të tjera falenderoi edhe Bashën për marrëveshjen e 18 majit.

Falenderoj Bashën se në 18 maj vuri Shqipërinë të parën. Marrëveshja është ajo që është dhe jo ajo që cinikët e përhershëm të kazanit donin të bënin shqiptarët të besonin se ishte”, – deklaroi.

Ai u shpreh më tej se fitorja është e Shqipërisë dhe se shqiptarët nuk zgjodhën për Shqipërinë që kemi, por për Shqipërinë që duam.

Shqiptarët kanë zgjedhur koalicionin tonë drejtpërdrejtë me ta, jo që ne ta marrim atë tepsi të vjetër. Mos qoftë e thënë që konkurrentët ti shohim si armiq të mundur dhe ti trajtojmë si të tillë”, – u shpreh kryeministri.

Duke folur për kundërshtarët, ai dha një mesazh të rëndësishëm, teksa i cilësoi jo si humbës, por si me një detyrë të vështirë për të çuar vendin përpara.

Ata nuk hanë humbur një kampionat, por kanë marrë një detyerë shumë të vështirë. Të gjthëve na takon të bëjmë çmos për t’i dhënë fund politikës së rrahjes së gjoksit për meritat dhe drejtimit të gishtit për fajin. 4 vitet që vijnë nuk duhet të jetë një lojë politike se kush e ka fajin për çka nuk shkon mirë, por një përpjekje për çfarë duhet të bëjmë për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Fushata ka mbaruar, shqiptarët na kanë shikuar, na kanë dëgjuar dhe e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Tani është koha të vëmë veten në dispozicion të tyre dhe Shqipërinë përpara partisë”, – deklaroi ndër të tjera kreu i qeverisë./

loading...