Rama flet në Asamblenë e NATO-s, salla ia plas së qeshurës (Video)

loading...

 

Gjatë fjalës së tij, Rama kujtoi edhe deklaratat e tij në Britani, ku apeloi që të mos votohej pro daljes nga BE­-ja. Batutat e Ramës kanë shkaktuar ilaritet në sallë, teksa të gjithë të pranishmit qeshën.

“…thoshte atëherë që pas 10 vjetësh unë do isha kryeministri dhe ju do ishit gati për t’u larguar nga Evropa. Eshtë botë goxha interesante dhe unë për vete s’e kisha imagjinuar asnjëherë që një ditë me duhej të ndërhyja në një debat në Mbretërinë e Bashkuar rreth të qëndruarit apo jo në BE, dhe të shkruaja në të njëjtën kohë t’ju thosha juve ‘ju lutem mos u largoni’. Pjesa më mahnitëse e gjithë kësaj ishte kur ne morëm vesh se një nga mendjet më të ndritura të qeverisë së BE, është një ndër kampionët e fushatës të largimit dhe i thoshte njerëzve që ka një mënyrë tjetër që mund të jetë interesante, ikni dhe bëhuni pjesë e një klubi pa asnjë detyrim fare me Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, dhe nuk e di se me kë tjetër. Duke ditur që zotëria e kishte seriozisht thashë a nuk është pak e cuditshme?

Ndoshta jemi shumë naiv që mendojmë se BE është ai që mendojmë që është dhe ndoshta ju e keni humbur tërësisht kapacitetin për të qenë naiv, s’preferoj të jem në vendin tuaj, prefereoj të jem në vendin ku jam dhe të bëhemi anëtarë të BE”, tha Rama, i cili u duartrokit nga të pranishmit.

11

loading...

loading...