Rama falënderon qytetarët për urimet e ditëlindjes, publikon më të veçantin

Kryeministri i vendit Edi Rama ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e tij të 53 dhe padyshim kanë qenë të shumta urimet që ai ka marrë si nga bashkëpunëtorët e tij ashtu edhe nga qytetarët në rrjetet sociale.

Nuk ka munguar një falënderim nga ana e kryeministrit Rama për të gjitha këto urime. Me dorën në zemër, ai shfaqet në një foto ndërsa publikon edhe mesazhin më të veçantë.

“Faleminderit për çdo urim tuajin. Urimi i ditës ishte: Gëzuar. Sot je më i ri se vitin tjetër. Në fakt, jam aq i vjetër sa gjërat që di dhe aq i ri sa gjërat që nuk i di”, shkruan Rama.