Raiffeisen, ‘Banka më e mirë’ në Kosovë

Në kuadër të vlerësimeve “Bankat më të mira në botë në tregjet në zhvillim” të revistës financiare “Global Finance”, Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka pranuar çmimin si “Banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore (CEE)” për herën e tetë radhazi. Në të njëjtën kohë, edhe Banka Raiffeisen në Kosovë e ka marrë çmimin si “Banka më e mirë” në Kosovë.

Përveç Kosovës, bankat e tjera të RBI-së, të cilat kanë marrë çmimin si “Bankat më të mira” në vendet ku veprojnë janë Bankat Raiffeisen në Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Serbi. “Ky çmim sërish konfirmon cilësinë e punës sonë dhe jo vetëm në aspektin financiar. Përveç kësaj, në vitin 2013 RBI-ja është radhitur si banka e parë në Austri sa i përket profitit për herën e katërt radhazi”, ka thënë Karl Sevelda, drejtor ekzekutiv i RBI-së. “Vazhdimisht kemi investuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të produkteve dhe shërbimeve tona bankare në Kosovë. Në vitin 2013 kemi rritur edhe portfolion e kredive dhe depozitat. Përdorimi i shërbimeve elektronike ishte një ndër prioritetet tona dhe gjatë vitit 2013 shfrytëzimi i këtyre shërbimeve nga klientët është rritur për 50 %.

Ky çmim vlerëson rezultatet tona të shkëlqyeshme dhe konfirmon përkushtimin tonë për t’i përmbushur kërkesat dhe nevojat e klientëve tanë”, ka deklaruar Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë. Duke fituar edhe çmimin e “Global Finance”, RBI-ja vazhdon rrugëtimin e saj si një bankë e suksesshme. Në vitin 2013 RBI-ja ka pranuar tri çmime si banka më e mirë rajonale për pozitën e saj strategjike, performancën e saj dhe gamën e gjerë të produkteve dhe shërbimeve bankare për klientë individë dhe biznese në Evropën Qendrore dhe Lindore nga revistat e njohura ndërkombëtare “Global Finance”, “EMEA Finance” dhe “The Banker”,transmeton epoka e re./LajmeOnline/