Qyteti me inovativ ne bote

Qyteti i Medelinit në Kolumbi është vlerësuar si më inovativi në botë në një konkurs të organizuar nga OJF-ja Urban Land Institute. Medelin dikur i njohur si bastioni i lordit të kokainës Pablo Escobar ka mundur në këtë garë qytete prestigjoze si Nju Jorku dhe Tel Avivi. Instituti deklaroi se Medelin është dalluar për lëvizjen e qytetarëve nga zonat në komunitetet e varfëra në ato më të mira. Qyteti ka gjithashtu një metro efikase dhe një sistem kabllor makinash që u mundëson qytetarëve dhe vizitorëve të arrijnë qendrën fare lehtë.Instituti ULI hartoi një listë me 200 qytete bazuar në tetë kritere që varionin nga kultura dhe cilësia e jetesës tek arsimi dhe infrastruktura. Më pas të interesuarve iu kërkua të votonin online për kandidatët kryesorë. ULI deklaroi se Medelin ka përjetuar një nga ndryshimet urbane më moderne në histori. Ai u vlerësua për ambjentet civile si bibliotekat dhe galeritë e artit si dhe infrastrukturën e tij që përfshin një shkallë lëvizëse gjigande dhe një rrjet kabllor për makinat duke u mundësuar lagjeve të varfëra në zonat kodrinore të qytetit që të komunikojnë më lehtë me qendrën.