Qyteti ku duhet të fitoni vetëm 4 £ për orë që të blini një shtëpi, emigrantët në Angli ta kenë parasysh

Dihet tashmë që Britania është në krizë sa i takon strehimit të njerëzve dhe kjo është edhe një arsye më shumë pse njerëzit e kanë të vështirë të kenë një pronë të tyren.

Me rritjen e çmimeve dhe pagave që kanë ngrirë, shumë njerëz as nuk mund të ëndërrojnë të kenë një shtëpi të tyren deri në të 30-at.

Por ka një vend në Britaninë e Madhe ku mjafto të fitosh vetëm 4 paund në orë që të blesh nj shtëpi.

Po, e lexuat saktë, vetëm 4 paund ora për të qenë pronar i një shtëpie.

Zona është absolutisht mahnitëse dhe ajo quhet Ferndale.

Ferndale është një nga zonat ku ju duhet të fitoni vetëm 4 paund në orë për të blerë një shtëpi, ku kostoja mesatare për secilën shtëpi është 2.650 paund.

Për momentin, ne kemi shumë shtëpi për shitje në zonën e Ferndale, shumë më tepër nga ç’maj mend ndonjëherë, pasi kjo ishte një zonë shumë e kërkuar për të jetuar. Një faktor që mendoj se duhet ta shohim është punësimi”, tha Coun Howe, i cili është tashmë pronar.

Ndërsa zona më e shtrenjtë është në juglindje të Anglisë, ku për të blerë një pronë duhet të fitosh mesatarisht 84.84 paund në orë.