Qytetet më të pëlqyera në botë

94c4137e-d252-4be8-a1d9-69659e7b47d5---0-
Nëse jeni në kërkim të pushimeve të jetës suaj dhe doni të njihni të gjithë botën pa u shqetësuar aspak për llogarinë bankare, ja një listë me destinacionet më të preferuara turistike.

10. Barcelona, së fundmi, mori medaljen e artë nga British Travel Awards, duke mposhtur Parisin si “Destinacioni më i preferuar për pushime”. Ajo është një nga gjashtë qytetet më të vizituara në Europë sipas “Euromonitor International”. Barcelona është një qytet i mbushur me bare nate, me zona të këndshme këmbësorësh si “La Rambla” dhe “Gothic Quarter”, me mundësi për plazh dhe me mot të ngrohtë. Ndërsa shumica e qyteteve të vjetra mesdhetare portuale ngjajnë dhe sillen sipas moshës së tyre, Barcelona mbetet një nga qytetet më rinore në botë me stil, arkitekturë të veçantë, me ushqim të mirë, me festa të pafundme. Një shitës vendas këpucësh shprehet se shumë njerëz mund të mendojnë se Parisi është qyteti më elegant në botë, por njerëzit në Barcelonë mendojnë se kjo është për të qeshur.

9. Cape Town, Afrika Jugore Plazhe me pinguinë? S’mund të mos i duash. Nëntorin e kaluar, Table Mountain që mbahet si kulmi i ikonave në Cape Town, u shpall një nga shtatë Mrekullitë e Reja të Natyrës. Turistët e vlerësojnë si një nga destinacionet më të frekuentuara të Afrikës së Jugut. Një port tërheqës për tregti, arkitekturë dhe mot i ngrohtë, verë e mirë vendase dhe një mirëseardhje kozmopolitane. Gjenden plazhe me pinguinë dhe kështjella Table Mountain e shtatë mrekullive natyrore të botës. Çfarë dëshironi më tepër?

8. Montreali është pretendent në të paktën një prej listave të “Qyteteve më të gjalla në botë”, është quajtur “Kryeqyteti Kulturor i Kanadasë” nga revista “Monocle” dhe së fundmi ka marrë statusin “Qyteti i Planimetrisë” nga UNESCO. Vera tërheq turmat më të mëdha në Montreal me festivalet e tij legjendarë dhe panairet e rrugëve, duke përfshirë këtu Festivalin e Xhazit (28 qershor–7 korrik) dhe “Vetëm për të qeshur” (12-29 korrik) ku mblidhen pjesët më të mira komike në botë. Paçka temperaturave nën zero në shkurt, njerëzit gëlojnë në këtë qytet.

7. Nju Jorku mbart statusin e një qyteti suprem në të gjithë SHBA-në. Ai është qyteti i tretë më i vizituar në planet sipas Organizatës Botërore të Turizmit dhe qyteti më i bukur në botë sipas qytetarëve të tij. Times Square dhe Central Park mbeten vendet më të vizituara nga turistët. Pastaj është Broadway, Fifth Avenue, stadiumi Yankee dhe gjithë ato lagje e vende historike.

6. Parisi do të mbetet gjithnjë qyteti më i vizituar në botë, që sipas Zyrës së Turizmit të Parisit numëron më shumë se 15 milionë turistë të huaj në vit. Natyrisht është qyteti i dritave me një prej vendndodhjeve më të mira në botë, qyteti i artit, arkitekturës, ushqimit dhe modës. Krenaria e Parisit është se ai mahnit turistët veteranë, ata që kanë parë shumë nga bota dhe jo vetëm turistët që rendin pas gjithçkaje që shihet. Nëse doni ta shijoni Parisin, atëherë duhet të kaloni shumë kohë në shëtitje. Ndonëse turistët kalojnë orë të tëra në radhë për të vizituar Monalizën e Da Vinçit, Parisi është një qytet që kurrë nuk duket se do ta humbë vëmendjen e botës. Vendet më të vizituara janë Luvri, Kulla Eifel, Harku i Triumfit dhe Katedralja e Notrëdamit.

5. Petra, Jordani Më 22 gusht të vitit 1812, një aventurier 27-vjeçar zviceran i quajtur Johan Ludvig Burckhardt bindi disa tribu beduine ta udhëhiqnin përmes një gryke të ngushtë mali në një qoshe të veçuar të shkretëtirës arabe, që ishte shtëpi e një qyteti të përfolur “të humbur” të botës antike dhe kështu Petra u gjet. Disa shekuj më vonë rrënojat e mrekullueshme të qytetit në ngjyrë trëndafili të kuq Nabatean, i cili datonte 2 mijë vjet më parë, u zhvarrosën nga një sërë arkeologësh. Petra është një vend i ruajtur nga UNESCO, së fundmi i futur në “Mrekullitë e botës” tërheqësi më i madh i turistëve në Jordani, feston 200-vjetorin e rizbulimit nga Burckhardt.

4. San Francisko është dekoruar me “Pragën e Artë me çelësin e hedhur tutje” nga John Steinbeck, “Një nga pllajat më të mëdha kulturore” nga Duke Ellington dhe “49 metra katrorë të rrethuara nga realiteti” nga Paul Kantner. H.L Mencken e quajti atë një “arratisje nga SHBA-ja” dhe Robert Kenedi premtoi: “Nëse do të fitoj zgjedhjet, do ta çoj Shtëpinë e Bardhë në San Francisko”. Qyteti është shtëpi e kodrave magjepsëse, urave spektakolare dhe luanëve të pabindur të detit. Këshilla që jepet për të shijuar pushimet në San Francisko është të shmangni turmat duke u drejtuar diku ku gjenden më pak se 16 milionë vizitorë.

3. Santiago, Kili. Në anën tjetër të Andeve ka karnavale dhe festivale tangoje, por a do të ngjante Buenos Aires apo Rio kaq i ekuilibruar pasi të ishte zhvendosur 24 centimetra prej një tërmeti 8.8 ballë? Santiago mund të ketë smog, zvarritje dhe motorë makinash të zhurmshëm, por është kjo ajo që e tërhoqi drejt ringritjes ekonomike, në një luginë piktoreske ndryshe të konturuar nga malet. Santiago ka mot më të mirë se Vankuveri, muzikë më të hareshme se Siatëll, kafene më tërheqëse se Portland, atmosferë më të mirë dhe çmime më konkurruese nëpër bare se Los Anxhelosi dhe njerëz që ndjekin më shumë modën se në San Francisko.

2. Shangai në vitet 1930 ishte “Parisi i Orientit” përpara se t’i nënshtrohej një lufte botërore dhe një Revolucioni Komunist. Sot, qyteti më i pasur dhe i ngarkuar i Kinës e ka rifituar zyrtarisht statusin e tij dhe shumë artikuj i referohen si “Koha më e bukur që mund të kaloni në Kinën kapitaliste”. Për një vështrim të shpejtë të Shangait merrni trenin Maglev me shpejtësi maksimale 430 kilometra në orë tek Aeroporti Ndërkombëtar i Pudong-ut, ngjituni në qiellgërvishtësin në zemër të Pudong në më pak se 10 minuta dhe admironi që nga kati i 100-të Qendrën Botërore të Shangait. Apo më mirë akoma, kaloni lumin Huangpu në shtyllën e lashtë të qytetit që betonoi reputacionin e Shangait, shëtisni në Bund dhe enduni në Koncesionin Francez. Bëni pazar në rrugët kryesore, argëtohuni në rrugicat e shtëpive të çajit me kopsht në vendbanimet e hershme të qytetit. Shangai cilësohet si një mrekulli më vete.

1. Tokio Në kryeqytetin marramendës të Japonisë është e thënë që udhëtarët të marrin një dozë të fortë të mbingarkesës së festave të mrekullueshme të Çeljes së Luleve të Qershive në Kopshtin Kombëtar Gyoen. Ata gjithashtu preferojnë të frekuentojnë arenat sportive të mbushura me fansa të sumos në stadiumin “Ryogoku Kokugikan”; Ushqehen tek një prej 160.000 restoranteve të çuditshme, bëjnë pazar në Marketin Qendror të Tsukiji, e cila është shtëpi e më shumë se 1.000 tezgave në një ndërtesë të stilit hangar, që përbën pazarin më të madh në botë të ushqimit të detit. Tokio cilësohet si qyteti më i pëlqyer në botë nga turistët.