Qytetarë nga Kosova fshehin delet në bagazhin e makinës

f1_28dele1364461362

Borken, 28 mars Në makinë ndodheshin katër persona nga 27 deri në 66 vjeçarë, të gjithë shtetas të Kosovës, tre me qëndrim në Gjermani dhe njëri në Francë

Me rastin e kontrollimit rutinor që i kanë bërë një makine e cila po vinte nga territori holandez, policët në Borken, Gjermani kanë pasur çfarë të shohin: në bagazhin e makinës ata kanë gjetur dy dele të lidhura, transmeton Albinfo.

Në makinë ndodheshin katër persona nga 27 deri në 66 vjeçarë, të gjithë shtetas të Kosovës, tre me qëndrim në Gjermani dhe njëri në Francë. Ata nuk kanë pranuar të tregojnë se ku i kanë marrë delet. Po ashtu ata u kishin hequr deleve shenjat identifikuese nga veshët.

Enti i veterinarisë i qarkut Borken i ka konfiskuar delet dhe i ka strehuar ato.

Katër personat e kapur do të përgjigjen para gjyqit për shkelje të mundshme të ligjit për mbajtjen e kafshëve dhe për dyshimin për vjedhje, njofton policia e Borking-ut.