Qipra ndal Zvicrën, shtohen shanset e Shqipërisë

loading...

23_03_13_85396_zvicrra

loading...
Shanset e Shqipërisë për t’u kualifikuar në Botërorin 2014 kanë marrë një shtysë të madhe nga barazimi i sotëm 0-0 mes Qipros dhe Zvicrës në ndeshjen e grupit E ku bëjnë pjesë edhe kuqezinjtë.

Zviceranët, që deri në këtë moment ishin treguar dominues në grup, nuk kanë arritur të marrin tri pikët në transfertë dhe tani ndalën në kuotën e 11 pikëve pas 5 ndeshjeve, 2 më shumë se Shqipëria dhe Islanda që i ndjekin në renditje.
Kuptohet që skuadra e drejtuar nga Otmar Hitzfeld mbetet pretendente kryesore për të fituar vendin e parë në Grupin E, falë edhe një kalendari më të favorshëm me 3 nga 5 ndeshjet e mbetura në fushën e vet. Por barazimi ndaj Qipros është një sinjal i qartë se helvetët nuk janë më skuadra e pandalshme e fillimit të eliminatoreve, ndoshta edhe për faktin se shumë prej futbollistëve të kësaj kombëtareje nuk po luajnë me skuadrat e tyre.
Kjo situatë në Grupin E duket se lë gjithçka hapur për kualifikimin, që tashmë përfshin edhe vendin e parë në grup dhe jo vetëm atë të dytin që të çon në playoff.

loading...