Qeveria e sjell Rita Orën ne Kosovë?

loading...

Tashmë është e sigurt – Rita Ora do të performojë në Prishtinë më 17 shkurt, datë që shënon pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Por, kush do ta sjellë atë? Telegrafi ekskluzivisht zbulon detajet e këtij koncerti…
Ditë më parë bëri bujë të madhe një deklaratë në Facebook e agjentit të njohur shqiptar, Nexhat Morina, i cili kishte thënë se qeveria e Kosovës do ta sjellë Rita Orën në Kosovë, në qendër të shumë zhvillimeve kontraverse.

I intervistuar nga Telegrafi, Morina ka sqaruar për publikun atë që po ndodh rreth organizimit të këtij koncerti, pasi beson se edhe është keqinterpretuar nga televizionet që menjëherë transmetuan deklaratën e tij.

“Rita Ora do të vijë në Kosovë, kjo është 100 përqind e sigurt. Por, atë do ta sjellë qeveria, pasi në momentin e fundit kanë anuluar kokntratën që Rita kishte për 17 shkurt me NextLevel. Marrëveshja mes NextLevel dhe menaxhmentit të Rita Orës ishte arritur muaj më parë për një shumë prej rreth 50 mijë eurosh, mirëpo në momentin e fundit marrëveshjen e ka prishur qeveria e Kosovës”, ka theksuar Morina.

Ai beson se qeveria ka shpenzuar qindra mijëra euro për të sjellë Rita Orën në Prishtinë, pasi prishja e një kontrate është proces i kushtueshëm.

“Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 200 mijë funtesh të cilën qeveria jonë do t’ia paguajë Rita Orës. Vërtet është shumë e jashtëzakonshme, duke marrë parasysh zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Dhe, ashtu sikurse për koncertin në Shqipëri, edhe këtu pritet të jetë një fushatë kinse Rita do të vijë të performojë pa para, mirëpo kjo nuk është e vërtetë”, përfundoi ai.

Se qeveria e Kosovës është përfshirë në tratativat me menaxhmentin e Rita Orës dhe madje mund të ketë arritur marrëvshjen, aludim të fortë bëri edhe zv. Kryeministri, Hajredin Kuqi, i cili tha në Rubikon se për pesëvjetorin e pavarësisë së shtetit tonë në Prishtinë do të mbahet një koncert NDËRKOMBËTAR, që në fakt është aludimi më i fortë i mundshëm për një performancë të Ritës në vendlindje.

Është edhe vet superylli shqiptar që së fundmi ka thënë se mund të mbajë një koncert në vendlindjen e saj, në qendër të shumë angazhimeve të saj me projekte, turne dhe ceremoni të ndryshme ku ajo po nderohet për sukseset e saj. /LajmeOnline/

loading...