Qeveria do ta sponsorizojë Gjykatën Speciale

loading...

loading...
Kuvendit do t’i shkojë nga Presidenca materiali i munguar për seancën e së mërkurës. Të martën Kabineti qeveritar do të mblidhet për ta aprovuar dhe proceduar në Legjislativ Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe BE-së mbi Misionin e Bashkimit Europian për sundim të ligjit në Kosovë
Qeveria është dorëzuar para presidentes Atifete Jahjaga. Të martën Kabineti qeveritar do të mblidhet për ta aprovuar dhe proceduar për në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë – shkruan Koha Ditore.

Projektligji përpos që ia zgjat mandatin EULEX-it, përbën bazën legale për krijimin e Gjykatës Speciale që do të trajtojë akuzat e mundshme që dalin nga raporti i senatorit Dick Marty, i miratuar edhe nga Këshilli i Evropës.

Ekzekutivi ka refuzuar deri tash të marrë rol në krijimin e kësaj gjykate. Në fund është dorëzuar në betejën me Presidencën, që ishte përcaktuar të mos e sponsorizojë Projektligjin për në Kuvend.

loading...