Qeshni me lot /Gruaja ankohet për çmimin e marihuanës në polici, ja çfarë bënë oficerët

Një grua nga Australia, identiteti i së cilës nuk dihet, ka kontaktuar agjentët e policisë së për t’i pyetur nëse ata mund të zgjidhnin problemin e saj. Ajo i pyeti nëse ata mund të hetojnë se pse kishte paguar një sasi të lartë për marihuanën, duke kërkuar të dijë nëse çmimi është rritur apo jo.
Përdorimi i kanabisit është i ndaluar në Australi dhe zona e veriut është dekriminalizuar, por pavarësisht nga kjo, gruaja e varur kur agjentët e kanë pyetur për të dhënat personale, e ka mbyllur celularin.
Agjentëve iu duk telefonatë shumë argëtuese dhe e ndanë bisedën në rrjetet sociale, duke shkruar:
“Nëse njeh ndonjë trafikant droge që po të vjedh, na telefono, ne mund të të ndihmojmë”. Ky status u shndërrua në një status viral.