Qeset e plastikës nga 1 qershori me pagesë


Qeset e plastikës të cilat në çdo market ofrohen falas, nga 1 qershori i këtij viti, në Gjermani do të bëhen me pagesë.
Ato do të kushtojnë, varësisht nga cilësia, prej 5 deri në 50 cent.
Për një hap të tillë ministrja federale e ambientit. Hendriks ka nënshkruar me rreth 260 ndërmarrje një marrëveshje vullnetare e cila obligon ato që të mos japin më qese plastike pa pagesë, transmeton albinfo.
Ka shumë dyqane të cilat qysh tani i ofrojnë me para qeset për konsumatorët.
Arsyeja për këtë hap qëndron te udhëzimi i BE-së, sipas të cilit përdorimi i qeseve nga materialet sintetike duhet të reduktohet dukshëm.
Siç dihet, plastika është material që nuk shkatërrohet kështu që grumbullimi i saj i shkakton dëme të mëdha ambientit.
qese