“Qërrohu, ta jap turinjve zagar”, nëna guximtare i tregon vendin oligarkut të betonit tek ish-parku i autobusëve

loading...

loading...

Vijon protesta e banorëve rreth zonës së ish-parkut të autobusëve në Tiranë, vend i cili nga lulishte do të shndërrohet në një kompleks pallatesh, pasi siç është thënë, tokës i ka dalë pronari.

Tërësisht kundër ndërtimit të këtij pallati në një vend ku është park publik, janë banorët e zonës dhe jo vetëm. Ata janë ngritur disa herë në protesta dhe e radhës do të jetë ditën e sotme në orën 19:00.

Ka qenë një zonjë e thyer në moshë, e cila bashkë me bashkëshortin e saj kanë kaluar në anë të rrugës, aty ku firma e që do të ndërtojë ka rrethuar parkun deri në afërsi të rrugës, duke lënë shumë pak vend kalimi. Në videon e mëposhtme duket qartë revolta e saj, e cila e pyet djalin me bluzë jeshile se çfarë kërkon në atë zonë, ndërsa ai mundohet ta mbajë larg.

O nëne, o zonjë, çfarë bën ti se jam tek puna unë”, – i thotë djali.

Ç’ar je ti? Ke zënë dhe rrugën tonë. Hiqe dorën se ta jap turinjve. Ik qërrohu, ke zënë dhe trotuarin. Apo e bletë me para juve, zagar”, – i thotë zonja e moshuar duke mos iu dridhur qerpiku.

Ndërkohë një tjetër i sugjeron të kërkojë kompensim në shtet për tokën e blerë, por ji ta bëjë pallat të vetmin park në gjithë këtë zonë.

Mos harroni, sot në orën 19:00 është protesta e radhës e qytetarëve kundër oligarkëve të betonit.

Banorët e ish-Parkut të Autobusëve, përveç forcave të shumta policore, duhet të përballojnë edhe presionet kriminale të maskarenjve që duan të betonizojnë lulishten. Shikojini mirë dhe fiksojini këta derdimenë, sepse dikur duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë që po bëjnë. Fiksojeni mirë edhe këtë nënë kurajoze: duhet të frymëzohemi nga trimëria e saj, e cila arrin të zmbrapsë edhe gjithë zagarët e ndërsyer të pushtetarëve-oligarkë.Të shumtë dhe të bashkuar, jo vetëm që nuk na trembin, por do ta mbrojmë me domosdo edhe lulishten!Bashkohuni sonte në orën 19:00!Për Publiken, Për Shoqërinë!

Posted by Organizata Politike on Sonntag, 2. Juli 2017

loading...