Qentë e slitës, garë dyditore në Bjellorusi

Capture

BJELLORUSI –

Garë vrapimi e qenëve të slitës. Siç bën të ditur agjencia e lajmeve Ansa, qentë e slitës vijnë nga Bjellorusia, Lituania, Letonia, Estonia, Ukraina dhe Polonia për të marrë pjesë në garën ndërkombëtare ‘Zavirukha’, që zhvillohet në fshatin Raubichi, në Bjellorusi. Gara ka filluar sot dhe do të vijojë edhe nesër.