Qenin e lënduar e hodhi prej urës (Video)

Në qytetin Erzurum të Turqisë, një burrë e ka hedhur prej urës, qenin që kishte pësuar lëndime, shkaku i rrahjes.

Këtë qen endacak, e kishin rrahur pronarët e dyqaneve, sepse u merrte mallrat, që i ekspozonin në rrugë.

Derisa po rrinte shtrirë, afër disa qenve të tjerë, burri e kapë qenin dhe e hedhë në lumë, transmeton Telegrafi.

Në fund të videos së plasuar më poshtë, mund të shihni edhe qenin që ka ngordhur, si pasojë e rënies nga lart.

ni-780x439