Qeni shpëton djalin nga verbimi

ad_198378485-620x330

jaloshi Mark dhe qeni i tij Alfie, janë të dy pesë vjeç dhe janë rritur së bashku. Vitin e kaluar, prindërit Sharlene dhe Mark Cannon, vunë re se kafsha e tyre gjigande këmbëngulte për të ecur dhe për tu ulur gjithmonë në anën e djathtë të djalit 5 – vjeçar, një mënyre e ngjashme kjo e qenve udhëzues. Duke marrë shkas nga kjo, ata vendosën për të kontrolluar shikimin e djalit të tyre.
Pas vizitës djali u diagnostikua me astigmatizëm në syrin e tij të djathtë, ç’ka kishte sjellë probleme me shikimin. Sharlene dhe Mark Snr, thanë se qeni kishte ecur në anën e djathtë të djalit të tyre për të vepruar si një udhëzues, duke i ardhur në ndihmë atij.
Mjekët i thanë familjes se 5-vjeçari mund të verbohej tërësisht nëse ata nuk do ta kishin pikasur problemin në momentin e duhur