Qeni i shtepisë sulmon egërsisht 3-vjeçarin (KUJDES! PAMJE TE RENDA)

Një qen Rottweiler ka sulmuar egërsisht një fëmijë 3-vjeçar që iu afrua kafshës për të luajtur në një kopësht në Afrikën e Jugut. Ngjarja ka ndodhur disa javë më parë, por vetëm tani i ati i minorenit vendosi që të publikojë filmimet e kapura nga kamerat e sigurisë në oborrin e shtëpisë së tij, si kundërpërgjigjie ndaj kritikave marra për vrasjen e qenit. Në pamjet e publikuara, vogëlushi i afrohet pa frikë qenit, ndërsa ky i fundit i sulet pabesisht duke e kafshuar në krahë, këmbë dhe gërvishtur në kokë. Fatmirësisht për të miturin kafsha u largua në kohë nga një punonjëse e shtëpisë dhe vogëlushi u shoqërua në spital ku u kurua nga plagët e marra.