Qeni i shtëpisë ia shpëtoi jetën vajzës 3-vjeçare (Video)

screenshot-3_1475613424-5804133

Duket se qeni jo vetëm që është miku më i mirë i njeriut, por edhe engjulli mbrojtës i tij. Një vajzë 3 vjeçe ishte duke luajtur në oborrin prapa shtëpisë së saj, kur bërtiti për ndihmë. Një ari i zi i madh kishte hyrë në oborrin e familjes dhe ishte afruar pak metra larg vogëlushes, Ariu i ishte afruar shtëpisë së familjes edhe disa herë më parë, por vetëm në mbrëmje. Dhe po të mos ishte qeni i shtëpisë, vogëlushja do ta pësonte. Pasi qeni ishte rritur me vogëlushen, ai e ndjeu se ajo ishte në rrezik. Ai sapo pa ariun e sulmoi atë në këmbë, duke tentuar që ta tërhiqte atë për ta larguar nga ajo. Dhe më pas, qeni tjetër i familjes e ndoqi ariun derisa u zhduk në pyll dhe u ngjit në një lis. Nëna e vogëlushes e kapi atë dhe e thirri policinë, por policia thanë se nuk mund ta vrasin ariun. Po të mos ishte qeni i shtëpisë, vogëlushja do të mund të kishte vdekur. Kjo histori ka kohë që është në YouTube, por që është rikthyer përsëri në rrjetet sociale. Shikojeni atë: