Qeni i shpëton jetën vogëlushes 3- vjeçare në Poloni

QENNN

Zjarrfikësit në Poloni thonë se një qen i vogël i ka shpëtuar jetën një vogëlusheje 3- vjeçare, që kishte humbur.

Sipas BBC, vogëlushja Julia u zhduk të premten dhe u gjet të shtunën pranë një kënete disa kilometra larg shtëpisë së saj.

Pranë kishte qenin.

Tani ajo është në një spital në Poloni.

Zjarrfikësit thonë se qeni e ka mbajtur vajzën të ngrohtë përgjatë gjithë natës, duke e ndihmuar që të mbijetojë.

“Përgjatë gjithë natës, kafsha ishte bashkë me vajzën dhe nuk u largua kurrë. Mos harroni se temperatura ishte minus pesë gradë celsius dhe vajza ishte e lagur,” tha një zjarrfikës.

Më shumë se 200 njerëz nisën që të kërkojnë për vajzën gjatë gjithë natës.

Ajo u zbulua kur u dëgjua e qara e saj.