Qëndruan 21 vjet në burg për një krim që s’e kishin kryer, ja çfarë iu bëri shteti (Foto)

Dan dhe Fran Keller nga Teksasi u akuzuan gabimisht për sulm seksual të fëmijëve dhe u akuzuan për ushtrimin e satanizmit ( kult që ka si bazë adhurimin e djallit apo të ndonjë fuqie negative të mbinatyrshme. Për satanistët jeta duhet jetuar duke i shërbyer Djallit) në vitin 1992.
Çifti i dënuar gabimisht si dëmshpërblim mori 3,4 milionë dollarë pasi kaluan më shuv se më se 21 vjet burg

Në qershor të këtij viti, avokati i distriktit Margaret Moore hodhi poshtë akuzat kundër çiftit Keller, duke i shpallur ata plotësisht të pafajshëm, pasi nuk kisht asnjë provë të besuar se ata kishin kryer krimet që ishin akuzuar, transmeton gazetametro.net

Dan 67 vjeç dhe Fran 75 pasi u shpallën të pafajshëm, morën 3.4 milionë dollarë, një shtëpi dhe sigurim shëndetësor dhe po vazhdojnë jetën e tyre.

“Tani atyre u është kompensuar sado pak ajo kohë, edhe pse ato vite heqje lirie nuk kompemnzohen aspak, por Keller s’duhet të kenë frikë nga mungesa e sigurimit shëndetësor,” tha avokati i Kellers

Pas daljes nga burgu ata u pyetën për dëshirat e tyre, dhe lista e dëshirave të Keller përfshin blerjen e një shtëpie, një makinë, sigurim shëndetësor dhe aparate dëgjimi më të mirë për Dan, 75 vjeçarin

“Ne jemi të lirë, kjo do të thotë shumë për ne edhe pse me vonësë” ka përfunduar, gruaja Fan Keller.