“Qendrimi ulur shkakton tkurrje të trurit” – Publikohet studimi mjekësor që zgjati 20 vjet

loading...

12524349_1049945745028423_6585604345685227949_n

loading...

Studimi më i fundit i publikuar nga studiuesit e Shkollës Mjekësore të Universitetit të Bostonit vërteton se qëndrimi ulur shkakton tkurrje të trurit, prandaj këtë fundjavë gjeni një arsye më shumë për t’u lidhur me natyrën dhe për të qenë aktivë. Studimi u botua në revistën mjekësore “Neurology”. shkruan Daily Mail.

Studimi është realizuar tek njerëzit që nuk kryejnë ushtrime fizike gjatë të tridhjetave dhe të dyzetave dhe këtyre personave i është vërejtur rrezik më i lartë për të patur tru më të vogël dy dekada më vonë. Tkurrja e trurit është një ndër faktorët kryesor që çon në sëmundjen e dementias, madje edhe në vdekje të parakohshme, 

Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e 1600 njerëzve, të cilët janë monitoruar për më shumë se 20 vjet.

Dy dekada më vonë atyre iu bë një skaner në tru. Nga testet që u kryen, shkencëtarët dolën në përfundimin se personat që kryen më pak ushtrime fizike kishin tru më të vogël 20 vite më vonë.

“Zbuluam se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes të qenit jo aktiv fizikisht dhe volumit të trurit pas disa dekadash. Studimi tregoi se plakja e trurit u përshpejtua tek ata persona që nuk merreshin me ushtrime fizike”- tha autorja e studimit, Nicole Spartano.

Të gjithë pësojnë tkurrje të trurit me rritjen e moshës, megjithatë, ky studim i ri i publikuar sugjeron se nivelet e ushtrimeve fizike përcaktojnë nivelin e tkurrjes së trurit.

loading...