Qëllon me bombë molotov Kryeministrinë, i riu nga Fieri: Ja pse e bëra

Një ditë më parë një 25-vjeçar nga Fieri ka hedhur drejt selisë së Këshillit të Ministrave një bombë molotov.

25-vjeçari i identifikuar si Ardian Peshtanaku është prangosur nga Garda dhe mësohet se më pas i është dorëzuar policisë.

Sipas ReportTv, Peshtanaku është shprehur se hodhi shishen e benzinës në drejtim të Kryeministrisë, pasi është i mërzitur me shtetin që nuk i zgjidh problemet.

E kreva pasi shteti nuk më zgjidh hallet”, është shprehur përpara policisë 25-vjeçari.

Nga ana tjetër, oficerët e komisariatit Nr. 1 kanë ngritur akuzë ndaj të riut për shkatërrim prone, ndërsa sipas Kodit Penal ai rrezikon dënim me gjobë deri në tre vite burgim.