Qëllohet me armë para shtëpisë biznesmeni nga…


Një atentat me armë zjarri i është bërë një ndërtuesi në Tiranë mbrëmjen e sotme. Ai është Lulëzim Lazani 56-vjeçar, i cili ka mbetur i plagosur në zonën e “Komunës së Parisit”.
Bisnesmeni është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.
Personi në fjalë, i moshës 56-vjeçare, është qëlluar në momentin kur po hynte në banesën e tij, saktësojnë burimet.
Ai është dërguar nga të afërmit në Spitalin e Traumës, ku pas mjekimeve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje, nga ku njoftohet se Lazani është plagosur lehtë. Ai është dërguar në spital për kurim. Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
Burimet shtojnë më tej se, agjentë të antikrimit kanë nisur hetimet mbi ngjarjen dhe një element kyç në këtë drejtim do të jetë marrja në pyetje e të lënduarit.
Atentati-te-Komuna-e-Parisit-620x368-620x358