Që dy ditë pa bukë, sot familja Poroshtica u furnizua me ushqim (FOTO)

loading...


Që dy ditë pa futur bukë në gojë. Kjo është gjendja sociale e familjes Poroshtica nga fshati Hajvali i Prishtinës, për të cilën u raportua në media.

Ata jetojnë në një shtëpi pothuajse të rrënuar dhe prej dy ditësh nuk kanë ngrënë gjë.
Por njerëzit vullnetmirë edhe sot dëshmuan veten, raporton lajmi.net
Kompania e pastrimit ‘Perfect Clean’ nga Prishtina, sot me të parë lajmin për gjendjen e rëndë të kësaj familjeje, nuk ka ngurruar që t’u dërgojë gjëra ushqimore.
Të kontaktuar nga lajmi.net, pronari i kësaj kompanie nuk ka dashur që emri i tij të publikohet por ka thënë se ai këtë gjest e ka bërë nga vullneti i mirë. Ai madje ka thënë se të do të dhurojë 30 për qind të të ardhurave të kompanisë familjeve në gjendje të rënd ekonomike.
Sot, familja Poroshtica, pas ditësh më nuk e ka hallin se çfarë të shtrojnë në sofrën e tyre. /lajmi.net
a

loading...

a1

a2

loading...