Pyetja që largoi Sofinë nga Çani dhe e futi në sherr me të dashurin


Sofia, biondja simpatike e emisionit “Zonë e lirë” është zëvendësuar… me një tjetër Sofi.

Gjatë emisionit të djeshëm, Sofia që shikuesit janë mësuar të shohin nuk ishte në emision, por vendin e saj e kishte zënë një tjetër vajzë, të cilën moderatori i këtij emisioni, Arjan Çani, e quante me të njëjtin emër…Sofi.

Blitz.al shkruan se arsyeja se pse u largua Sofia ‘e parë’ nga “Zonë e Lirë” është për shkak të xhelozisë së të fejuarit të saj, ndaj një mardhënie të mundshme mes vajzës dhe Çanit.

Javën e kaluar, në studion e “Zonë e lirë” ishte e ftuar Bleona Qereti. Kur Çani pyeti Bleonën në qoftë se kishte fjetur me të gjithë ata që ka punuar, Bleona i ka drejtuar atij të njëjtën pyetje: “Ti fle me Sofin? ti punon me Sofin”.

Ndërsa, Cani u përgjigj: “Sofi kemi fjetur bashkë ne, unë s’mbaj mend, se unë harroj”.

“Batuta e Çanit nuk është pritur mirë dhe ka nxehur të fejuarin e Sofisë. Burime për Blitz.al pohojnë që ka pasur edhe debate. Batuta e Arian Çanit i kushtoi asaj vendin e punës, sepse i fejuari nuk e ka lejuar që ajo të shkojë më në emision”, shkruan Blitz.

Ndërkohë, Sofia e re është 19-vjeçarja Andonia Dobi nga Gjirokastra, studente e vitit të parë në Tiranë, në degën e biokimisë. Nga kërkimet në profilet e 19-vjeçares në rrjetet sociale, mësohet se ajo ka pasion modelingun, si dhe ka marrë pjesë në disa sete fotografish si fotomodele, dhe videokliepe
225433_m