Putini thotë: Dikush më i fortë se ne? Kjo është hajgare!

loading...

iz-11
loading...

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ai nuk do të lejojë askënd të fitojë superioritetin ushtarak mbi Rusinë dhe se shteti rus kurrë nuk do t’i dorëzohej ndonjë presionit.

“Askush nuk duhet të ketë iluzione se ka mundësi që të arrij superioritet ushtarak mbi Rusinë apo t’i bëj presion shtetit rus”, deklaroi Putin për mediat ruse, transmeton Telegrafi.

Ai tha se ushtria ruse gjithmonë ka “përgjigje adekuate”.

Gjithashtu tha se do të zbatohet programi ambicioz për modernizimin ushtarak, ku do të përfshihen qindra aeroplanë të ri luftarak, raketa dhe armë të tjera.

Buxheti ushtarak rus për këtë vit është rritur për 30 për qind për dallim prej vitit të kaluar, pavarësisht krizës ekonomike në vend, i cili u shkaktua nga çmimet e ulëta të naftës dhe sanksionet Perëndimore

loading...