Putin për Kosovën: Ti kthehet Serbisë, të largohen shqiptarët

Një Kërcënim i pastër vjen për vëllezërit tanë në Kosovë. Presidenti Rus thotë se Kosova duhet ti kthehet Serbisë. “Të gjithë shqiptarët duhet ta braktisin Kosovën sepse ajo do ti kthehet Serbis”, kështu ka deklaruar Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin duke e shokuar opinionin e gjërë demokratik ndërkombëtar.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet Presidenti rus, Vlladimir Putin, në një konferencë për media, ai në pyetjen e parashtruar nga gazetarët në lidhje me Kosovën, ai ka theksuar se Kosova aspak nuk dallon nga rastet si Qiproja e Veriut apo shumë shtete tjera të vogla të cilat kërkojnë pavarësi dhe nuk e kanë marrë, shkruajn mediat maqedonase, reporter.mk.

Ndryshe, populli i Kosovës luftoi dhe e fitoi luftën ndaj okupatorit serb në vitin 1999. Nëntë vite më pas populli i Kosovës shprehu vullnetin që Kosovën ta shpallë shtet sovran dhe të pavarur në përputhshmëri me gjitha konventat dhe marrëveshjes ndërkombëtare.

Pavarësia e Republikës së Kosovës tanimë është e pranuar nga më shumë se 100 shtete të botës dhe autoritetet e Kosovës duhet të përgaditen që të parashtrojnë kërkesë deri te OKB-ja për pranimin e Kosovës si shtet anëtar i kësaj organizate botërore.