Pushimet më të frikshme, 5 vendet ku s’duhet të shkoni !

Ju që nuk pëlqeni pushimet e zakonshme, por ato të frikshme, ka në fakt 5 vende në botë ku mund të gjenit veten tuaj. Edhe pse, ato në fakt, do t’ju fusnin tmerrin.

Vendi i parë është Hotel Diplomat në qytetin Baguio të Filipineve. Ky hotel ka një histori të frikshme dhe shqetësuese, pasi funksiononte më parë si një shtëpi pleqsh dhe seminar, deri në vitin 1911, vit ky kur u kthye  në një hotel.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, atje, iu prenë kokat shumë murgeshave dhe priftërinjve. Ndërsa në vitin 1987, ai u mbyll për publikun për shkak të fanitjeve të pamjeve të tyre.
Vendi i dytë është në Skoci, dhe në veçanti në Edinburg, ku incidente shqetësuese ndodhën pas disa sulmeve që mbërritën nga nëntoka nga hije të padukshme.Zona është e frekuentuar shumë nga të pastrehët, por shkon më tej prapa në kohë, në kohën e epidemive të mëdha të murtajës dhe sëmundjeve të tjera, ku shumë njerëz të cilët gjetën strehë në bodrume, e kthyen atë në një sanatorium të vërtetë.
Kentaki, Vaverly, renditet në vendin e tretë. Në këtë vend në vitet e para të shekullit të kaluar, janë vendosur pacientët me TBC në fazën e fundit të jetës së tyre. Sot thuhet se ai është një vend ku takohen shpirtrat.
Vendi i katërt, katakombet e Parisit, të quajtura edhe kube komunale. Brenda mureve të saj, janë mbetjet e 6 milion njerëz. Që nga fundi i vitit 1800 janë të hapura për publikun, por thonë se kushdo që hyn pa një lider,  përfshihet në incidente të çuditshme dhe humbet për një kohë të gjatë në mes të galerive.
Vendi i pestë dhe i fundit i frikshëm për të kaluar pushimet tuaja, është Hotel Blook në Nevada. Është thënë se George Uingfield u hodh në një pus, pas një fëmije të paligjshëm që u lind nga një marrëdhënie në hotel, me një vajzë të quajtur Elizabet..