Pushimet e VIP nëpër botë – VIDEO

0Jeta e femrave të famshme “të biznesit të yjeve” asnjëherë nuk ka qenë më e ekspozuar se tani. Falë Twiterit, Instagramit, Facebook-ut e rrjeteve të tjera, janë vetë ato që po na japin më shumë informacion për jetën e tyre personale, se sa kur paparacët përkushtoheshin me orë të tëra për të bërë një shkrepje.

Ja disa nga udhëtimet nëpër botë apo pushimet që janë shpërndarë në median sociale këtë verë…

Fergie ka postuar në Twitter një imazh të vetes. ‘Asgje si perëndimi në Cali’!

Hilary Duff ka fotografuar jo vetëm veten, por edhe djalin e saj Luca. Thjesht “Parajsë”

Rihanna postoi një foto duke i quajtur “pushimet më të gjata ndonjëherë”.

Jashtë kësaj manie nuk mbetet Victoria Beckham e cila ka postuar në Instagram një foto ku paraqitet në një moment shlodhjeje…

Heidi Klum ka fotografuar veten në vendin më të gëzueshëm në botë!

Beyonce ka postuar një foto në sitin e saj nga pushimet në Hawai.

Bar Refaeli ka treguar edhe një herë linjat e saj perfekte me një foto me mbishkrimin “Jeta është plazh”

Kylie Minogue i ka treguar gjithë botës se ka qenë në Ipanema Beach. Nga mbishkrimi “Faleminderit Rio”! Duket që ka kaluar një kohë të bukur.