Punon në Kryeministri e bën foto me policet, Renato “bisha” nis pushimet duke vrarë sorkadhet

Me sa duket, të punosh në institucione shtetërore siç është Kryeministria dhe të shoqërohesh me policët, në vendin tonë është bërë e udhës dhe janë pikërisht këta persona që japin shembujt e gabuar për shoqërinë.

I tillë është Renato, i cili ka marrë pushimet dhe e ka nisur në një mënyrë të trishtë për ne e të lumtur për të, këtë periudhë relaksi. Ai është fotografuar pasi ka vrarë një sorkadhe dhe këto foto i ka hedhur vetë në rrjetet sociale.

Nuk e dimë nëse djali punon vërtetë në Kryeministri apo jo, por ai është shembulli i gabuar për t’u ndjekur, në një kohë kur në vendin tonë vijon të jetë në fuqi moratoriumi i ndalimit të gjuetisë, e për më tepër, të gjuash një sorkadhe në vendin tonë, ku këto kafshë të bukura janë të pakta në numër, është me të vërtetë mëkat. Mos e ndiqni shembullin e Renatos!