“Punoj 1 vit e i prish për 10 ditë!”, aktori i njohur shqiptar “shpërthen” ndaj kamarierit

loading...

loading...

Çmimet stratosferike në jugun e vendit tonë po shkaktojnë pakënaqësi në rritje nga pushuesit që i vizitojnë rregullisht çdo verë këto destinacione.

Çdo vit këto çmime vijnë në rritje duke marrë parasysh kushtet ekonomike të një shqiptari me pagë mesatare.

Nuk ka mbetur pa reaguar as aktori i njohur Marin Orhanasi, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj çmimeve konkretisht në Kalanë e Likurëzit.

Nga Kalaja e Likurëzit mbrëmë. Ç’e do që pamja me çmimet nuk shkon fare!

Këta të huajt e kanë mirë. Një sallatë në lokal dhe bukë me vete në plazh…dhe ku? Në Sarandë. Bregdeti më i bukur që kemi. Njëherë dikush më tha këtu: Ne 2 muaj punojmë. Po, i thashë, kurse ne punojmë gjithë vitin që të na i marrësh ti për 10 ditë!,- ka shkruar ai.

loading...