Pukjania e martuar me shkuesi në hall me vjehrrin: Jemi “fis pushke”

Një grua nga Puka ka rrëfyer dramën e jetës së saj, mungesa e një fëmije po i shkatërron martesën.
Historia është rrëfyer prej saj.

“Me të vërtetë burrin e mora me shkuesi sepse i tillë është mentaliteti i familjes time dhe i zonës, por unë e du fort.

Jam një zonjë 32 vjeçe lind e rritur në qytetin e bukur të Pukës. Me burrin u martova në moshë të madhe, 4 vite më parë. Nuk më kishte dalë fati më herët sepse në shtëpi kisha baben e paralizuar.

Më sistemuan kur vëllai u martua, e kështu do të kujdesej për të nusja e vëllait. Djali që mora për burrë sot është 49 vjeç. Ka qenë njëherë i martuar, por është ndarë për arsye që kurrë s’mi ka treguar e s’kam dashur me i ra në qafë me thënë të drejtën. Prej ditës së parë e respektova si person dhe familjen e tij. Me kalimin e kohës rashë në dashuri me burrin. Ai kujdeset për mua, më lejon të punoj dhe të paktën fjalën e rëndë s’ma thotë kurrë pa shkak madhor.

Me pak fjalë me burrin kam harmoni e qetësi shpirtërore. Por fëmija nuk po vjen në jetën tonë. Kemi provuar këto vite, por asgjë. Vjet u vizitova dhe mjekja më tha që përveçse jam pak krejt anemike s’kam asnjë problem që t’më pengojë një shtatzani. Vjehrri po më ndan me burrin.

Ai nuk pranon që burri të kontrollohet se thotë që fisi i tyre janë “fis pushke”. Madje vjehrri kërkon me ngulm që burri të marrë një grua tjetër që sipas vjehrrit e bë familjen me djalë. Burri po kalon depresion nga ky presion, sepse ai e respekton shumë të atin, se nëna i ka vdekur kur ishte krejt i ri.

Si duhet të veproj? Burrin s’dua ta humb, e kam frikë se vjehrrit do t’i dalë e tija si përherë”, shkruan ajo