Pudra natyrale që zbardh lëkurën tuaj deri në tre herë më shumë (Receta)

loading...

loading...

Nëse jeni në kërkim të një pudre që mund të zbardhë lëkurën tuaj deri në tre herë më shumë atëherë jeni në vendin e duhur. Ne ju propozojmë një pudër të bërë vetë në kushte shtëpie. Ja si ta përgatisni:

Përbërësit:
Petale të freskëta trëndafili
Pudër Kaolin
Xhel Aloe Vera
Ujë trëndafili
Vitaminë E
Glicerinë
Disa pika vaj esencial prej çaji

Përgatitja dhe përdorimi:
Pasi i keni larë petalet e trëndafilit më ujë të ftohtë futini në një blender. Shtoni 4 lugë gjelle nga uji i trëndafilave, 1 lugë nga pudra Kaolin dhe trazojini të gjithë bashkë.

Filtrojeni përzierjen në mënyrë qëtë merrni një lëng të pastër. Më pas merrni një tas dhe shtoni dy lugë xhel aloe vera, 3 lugë kaolin, një lugë glicerin, 1-2 pika vaj esencial dhe i përzieni të gjithë bashkë derisa të krijoni një masë homogjene.

Pasi keni bërë një dush, aplikojeni masën e përgatitur dhe lëreni derisa të thithet plotësisht nga lëkura juaj./Shije.al

loading...