Publikon foton e vajzës me vathë në faqe, nëna kërcënohet me vdekje! Por e vërteta është ndryshe

Një grua amerikane nga Ohio, Enedina Vance, disa ditë më parë bëri një postim në profilin e saj në Facebook, i cili në pak kohë bëri bujë, kjo pasi shumë pak e kuptuan dhe nisën që ta fyenin, madje edhe ta kërcënonin me vdekje.

Në postimin, i cili u shpërnda mbi 13 mijë herë, shihet një vajzë e vogël e cila në pamje të parë duket sikur ka një vathë në faqe.

“A nuk është e bukur? Edi që do e pëlqejë! Do më falenderojë kur të rritet”, shkruan nëna në fotografinë e së bijës.

Postimi vijon më tej ku shkruhet, “Unë jam prind, është vajza ime dhe bëj atë që mendoj të drejtë! Marr të gjitha vendimet për të deri sa të shkojë 18 vjeçe. Nuk kam nevojë për lejen e askujt, mendoj se është më e bukur kështu, ndaj i shpova faqen. Nuk bëhet fjalë për abuzim! Nëse do ishte, do ishte e paligjshme, por nuk është”.

Një postim, i cili shumë njerëzve i’u duk si një koment ironik i gruas, por që në realitet nuk ishe kështu.

Shumë përdorues të Facebook shpërthyen në kritika dhe akuza ndaj saj, madje e kërcënuan me vdekje për atë që i kishte bërë të bijës, shkruan noa.al.

Por jo të gjithë e kuptuan dhe në fakt nëna, Enedina u desh të shpjegohej në komentet pasuese. Ajo tha se synimi ishte të sensibilizonte opinionin publik lidhur me ndërhyrjet estetike si prerjet në fytyre etj., që i’u bëhen të vegjëlve.

“Është ironike të mendosh se si shumë njerëz më kërcënuan me vdekje, duke menduar se i kisha bërë një pirsing sime bije. Por nuk shqetësohen për ndërhyrjet në fytyrë tek fëmijët”, shkroi gruaja, e cila sqaroi se fotografia ishte bërë me photshop në formë shakaje dhe se vogëlushja e saj gjashtë muajshe nuk kishte asnjë shenjë në fytyrë.