Publikohet fotoja e shqiptarit të vrarë në Zvicër


Ështe publikuar fotoja e viktimës së sotme në St. Gallen, pak pas publikimit të inicialeve H.S. (42), shkruan botasot.info.

“Ne mendojmë se viktima nga Kosova ka qenë punonjës ndërtimi dhe ishte duke shkuar në punë,” tha zëdhënësi i policisë Hanspeter Krüsi. Nëse shqiptari ka qëndruar ilegalisht në Zvicër, nuk është bërë e ditur akoma por sipas 20min.ch ai ka pasur leje qëndrimi në Francë. Motivi i vrasjes dyshohet të ketë qenë një ngatërresë e hershme familjare që ka të bëjë me një borxh nga jashtë por që nuk ka pasur të bëjë drejtpërdrejt me të.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5.00 të mëngjesit dhe policia akoma po punon për zbardhjen e rastit, pasi agresori është në arrati./Bota sot
largea_05c0cfb2d349e930642ca20e3a8b1a611463059766