Publikohet biseda e nxehtë në mes Çiljetës dhe futbollistit shqiptar (Foto)


Çiljeta u përfol për një romancë me futbollistin e njohur Alban Hoxha, por e pyetur disa herë nga gazetarët ajo e ka mohuar këtë fakt.
Këngëtarja është shprehur se ata janë vetëm miq shumë të mirë dhe asgjë më shumë. Por duket se miqësia e saj shkon përtej Albanit në profilin e Facebook­ut të nënës dhe motrës së futbollistit ajo komenton mjaft ngrohtë.

Në një foto ku shfaqet Albani me të birin, të publikuar në profilin e nënës së tij, Çiljeta ka komentuar përmes ‘dy zemrave’. Gjithashtu në një foto të publikuar në Instagramin e Albanit, Çiljeta i ‘dërgon puthje’ dhe një ‘kurorë mbreti’.
A është vërtetë vetëm miqësi mes portierit të Partizanit apo ka diçka më tepër në këtë mes?! Ndjekësit në rrjetet sociale nuk mendojnë kështu, shkruan panorama. Ata kanë dërguar foto për ‘Panoramën’ ku kanë treguar komentet e shkëmbyera mes Çiljetës dhe kapitenit të të kuqve. Kujtojmë që këngëtarja dhe nëna e një djali, ka thuajse një vit që është ndarë nga bashkëshorti.
c1

c2

c3