Publikohen fotot NUDO te EDI RAMES… (FOTO)


Më 2006 gazeta serbe “Fokus” e Banja Lukës (Bosnjë) publikoi fotot e mirënjohura nudo të Edi Ramës. Atëhere të gjithë diskutuan me pasion skandalin Rama, por askush nuk ngriti dyshime pse ato foto u publikuan pikërisht nga një gazetë serbe (si mundën serbët të siguronin fotot në fjalë), dhe kush ishte femra në foto me Edi Ramën?

Delina Fico & Bledi Çuçi
Në librin e tij “Kurbani” Rama e ka etiketuar shantazh mafioz për para publikimin e fotove… Pyetje pa përgjigje mbeten gjithashtu: A janë fotot në fjalë maja e ajsbergut e informacionit që “serbët” kishin për Ramën? Pse “serbët” ndaluan publikimin e materialeve të tjera? A pranoi Rama shantazhin “serb”?

Femra në foton nudo ishte Delina Fico, gruaja e dytë e Ramës, të cilët u ndanë pas një bashkëjetesë 6 vjeçare (shkaku i divorcit nuk dihet).
A është zonja Fico autorja e shantazhit ndaj Ramës për fotot nudo?

Në vijim të kësaj linje, kush ishte ai/ajo që bëri fotot e famshme (kush shkrehu aparatin)? Rama kurrë s’e ka zbardhur këtë moment, megjithëse ka patur detyrimin qytetar/politik, ndërkohë që rrjedhja/publikimi i fotove mund të jetë bërë pikërisht nga rrethi i personave që kanë qenë me Ramën në atë plazh. Sa njerëz ishin ata, dhe kush ishin ata? Natyrisht ky episod duhej trajtuar nga Rama në librin e tij, pasi bëhej fjalë për shantazh kundër një lideri kryesor në vend (sot kryeministër).

Zonja Fico ka jetuar për disa kohë në Kosovë pas çlirimit nga Serbia, ku nuk përjashtohet mundësia e lidhjes së saj atje me përfaqësues të gazetës serbo-boshnjake “Fokus” të Banja Lukës. Kjo ndoshta shpjegon faktin pse fotot u publikuar fillimisht nga ajo gazetë.

Fico & Rama
Delina Fico më vonë është lidhur me z. Bledi Çuçi (Ministër Shteti për Çështjet Vendore në Qeverinë Rama), i cili pa asnjë eksperiencë paraprake në PS, zgjidhet më 2007 anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së dhe kryetar i Komisionit të Asamblesë për Çështjet e Pushtetit Vendor. Çuditërisht ngjitja e tij surpizë (si shumë surpriza të tjera të Ramës në emërime) vjen pikërisht pas shantazhit të “pa-zbuluar” të 2006-s të fotove.

A ishte suksesi i z. Çuçi produkt i marrëveshjes (së fshehtë) te Ramës me zonjën Fico që kjo e fundit të ndalonte rrjedhjen/publikimin e mëtejshëm të informacionit kompromentues për Ramën?
Por më kryesorja, a po përdor Rama pushtetin (paratë e taksapaguesve) për të mbylluar “gropat e errëta” të jetës së tij, me emërime të pamerituara, thjesht e vetëm për të evituar shantazhe të tjera të tipit të fotove nudo? – See more at: http://www.gazetakritika.net/Forumi/dejavu.php/?itemid=6910#sthash.wg37KeOw.dpuf
EDI