Publikohen fotot e nëndetëses austro-hungareze të mbytur 101 vite më parë në thellësinë e ujrave shqiptarë

Fotot e para të nëndetëses austro-hungareze të mbytur 101 vite më parë në thellësinë e ujërave shqiptarë janë bërë publike.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Autorn Tare ishte ai që dha lajmin ditën e sotme në rrjetet sociale dhe shtoi:

Edhe pse një ditë me vonesë nga Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore, po postoj 2 foto nga ekspedita e përbashkët shqiptaro-çeke për identifikimin e nëndetëses austro-hungareze SMU-16, mbytur në ujërat shqiptare në tetor të 1916-ës.

Relikti u gjet nga kërkimet shqiptaro- amerikane 3 vite të shkuara. Ndërkohë, për identifikimin e plotë po kryhet një ekspeditë profesionale, ku në ndihmë kemi edhe fotot dhe skicat e nëndetëses të ardhura nga Arkivi i Luftës i Gjermanisë.

Këto janë 2 fotot e para, që vijnë nga thellësia e ku për herë të parë, njeriu është kaq pranë nëndetëses së mbytur 101 vjet më parë.

SMU 16 e ndërtuar në Gjermani është nga nëndetëset e para të ndërtuara për luftën jokonvecionale. E përdorur në misione zbulimi përgjatë Adriatikut, u mbyt 101 vjet të shkuara, por misteri i mbytjes së saj ende vazhdon.