Psikopatja 14-vjeçare, si vrau nënën dhe motrën me ndihmën e të dashurit

Mund t’ju duken si vrasës të sagës “Twilight”, por është e vërtetë. Një çift adoleshentësh nga Shtetet e Bashkuara vranë dy njerëz të pafajshëm.
Elizabeth Edwards 49-vjeç u vra me një thikë kuzhine nga vajza e saj, ndërsa Katie Edwards 13-vjeç u mbyt me jastëk nga vetë motra.

Kim Edwards 14-vjeçe planifikoi planin që nuk dështoi së bashku me të dashurin e saj.

Lucas Markham pranoi se përdorën thikën dhe jastëkun për të kryer krimin, ndërsa policia ka deklaruar se si i gjetën në shtëpi.

Ata kanë kryer krimin, kryen marrëdhënie seksuale, u lanë dhe u shtrine për të parë sagën romantike rreth vampirëve. Kështu i gjeti dhe policia, shtrirë në krevat duke kryer marrëdhënie, ndërsa trupi i Elizabeth dhe Katie, ishte ftohur në katin e dytë.

Për këtë krim ata janë dënuar me 20 vite burg.