PSG përgatit mega ofertë për Wayne Rooneyn

loading...

rooney

loading...
Klubi i madh francez, PSG është duke e përgatitur një transferim shokues gjatë verës që vjen, njofton “Daily Mail”. Pasanikët e PSG-së, janë duke u përgatitur që gjatë verës të nisin një fushatë në adrese të Manchester Unitedit. Është sulmuesi anglez Wayne Rooney dëshirë e klubit francez.

Thuhet se sulmuesi anglez është hidhëruar pasi që javën e kaluar nuk ishte pjesë e skuadrës se “djajve të kuq” ndaj Tottenhamit. Rooney nuk po kalon periudhe të mirë në “Old Traford”, andaj PSG do të mundohet që ta shfrytëzojë situatën jo të mirë të sulmuesit anglez në mënyrë që atë ta sjell në “Parkun e Princave”.

Raportohet se francezët e PSG janë të gatshëm të paguajnë çfarëdo çmimi në mënyrë që të marrin shërbimet e njërin ndër sulmuesit më të mirë në Evropë.

loading...