PSG-ja i ofron tetë milionë euro në vit Cavanit

loading...

f1_cavani1373269018

loading...
Krerët e PSG-së, kanë konfirmuar se sulmuesit Edinson Cavani i kanë ofruar pagë vjetore prej tetë milionë eurosh vetëm për t’u transferuar në radhët e tyre gjatë kësaj vere, shkruan të dielën “L’Equipe”. Gazeta bën të ditur se Cavani parimisht është pajtuar me kushtet e ofruara dhe gjatë këtyre ditëve pritet të zyrtarizojë transferimin e tij te PSG-ja nga Napoli.

Po ashtu PSG-ja është pajtuar që t’i paguajë Napolit edhe klauzolën e lirimit për Cavanin prej 63 milionë eurosh. “Ne ia kemi bërë ofertën tonë Cavanit dhe ai është ndarë i kënaqur. Presim vetëm zyrtarizimin”, ka thënë drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo.

loading...