PSG, Blanc: Ibra dhe Thiago Silva qëndrojn, duam edhe Cavanin

blanc

Laurent Blanc vë pikat mbi i për sa i përket merkatos pariziene. Trajneri i ri i Paris Saint Germain PSG lëshon sinjale të qarta, i do të dy në skuadër, Cavanin dhe Ibrahimovic, edhe pse zërat e fundit të merkatos kanë folur për dëshirën për largim të suedezit, si pasojë edhe e afrimit të shpejtë të El Matador në rradhët e kampionëve të Francës.

“Nuk është absolutisht e vërtetë që Cavani dhe Ibra nuk mund të luajnë bashkë. Madje unë mendoj se ata plotësojnë njëri tjetrin në fushën e blertë. Do të jem shumë i lumtur nëse Cavani do të vijë te ne”.

Një cështje e nxehtë në Paris është dhe ajo e Thiago Silvës me mbrojtësin që nuk e ka fshehur dëshiron për tu transferuar në Spanjë dhe Blanc ashtu sidhe presidenti i klubit Al Khelaifi nxiton t’i presë hovin brazilianit duke i dhuruar shiritin e kapitenit për të ardhmen. “Thiago Silva nuk do të shkojë te Barcelona. Ai do të qëndrojë me ne. Mund të bëhet kapiteni i Paris Saint Germain”

Blanc flet dhe për futbollistë të tjerë që këtë verë mund të transferohen në hijen e Kullës Eifel, duke filluar nga Lucas Digne, mbrojtësi 20 vjecar i Lille. “Është një futbollist me potencial të shkëlqyer, do të ishte një investim i mirë për të ardhmen. Edhe Johan Kavaje është një lojtar i mrekullueshëm. Ne jemi të interesuar për shërbimet e tij”.