Pse sytë e kaltër janë më pak të besueshëm

blu-370x286

Sytë e errët janë më të besueshëm se sa ata në ngjyrë të kaltër. Por ky raport ndryshon kur personi me sy të kaltër ka një fytyrë të madhe dhe të rrumbullakët.

Në disa raste mjafton një vështrim në sy për të kuptuar nëse një njeri është i besueshëm apo jo, ndërsa tani një skuadër shkencëtarësh nga ‘Charles University’ në Pragës kanë vendosur të zbulojnë edhe shkakun e këtij fenomeni. Kështu, ata u kanë treguar një grupi studentësh disa dhjetëra foto të njerëzve me ngjyrë të ndryshme sysh dhe forma të ndryshme të fytyrës dhe u kanë kërkuar që të gjykojnë në pamje të parë lidhur me besueshmërinë që u ngjall secili imazh.

Pjesa dërrmuese e të anketuarve u përgjigjën se personat me sy të errët u ngjallnin një shkallë më të lartë besueshmërie se sa ata që kishin sy në ngjyrë të kaltër, pavarësisht nëse ishte një femër apo një mashkull.

Gjithashtu, sipas të intervistuarve, meshkujt (por jo femrat) me fytyrë të rrumbullakët, gojë dhe mjekër të madhe u ngjallnin më shumë besim se ata me një fytyrë të mprehtë, buzët të holla dhe mjekër të vogël.

Kështu studiuesit u përpoqën të kuptonin nëse në këtë rast ishte forma e fytyrës apo ngjyra e syve ajo që bënte diferencën. Ata i nënshtruan vullnetarë përballë një prove tjetër.

Në një fazë tjetër të studimit, të intervistuarve iu vunë përballë foto të meshkujve me të njëjtën formë fytyre, por me ngjyra të ndryshme sysh. Në përfundim konkluduan se ngjyra e syve blu dhe e errët në këtë rast ishte njëlloj e besueshme.

Pra ajo që kishte rëndësi në këtë rast, veçanërisht për meshkujt, ishte forma e fytyrës. Tipologjia e fytyrës lidhet në një farë mënyrë me ngjyrën e syve, pasi në përgjithësi njerëzit me sy në ngjyrë të kaltër kanë një fytyrë të mprehtë dhe buzë të holla, ndërsa ata me sy të errët, fytyrë më të rrumbullakët dhe buzë më të mëdha. Sipas studiuesve, fakti që personat me fytyrë të rrumbullakët në përgjithësi ngjallin më tepër, besim lidhet me faktin se ata kanë më tepër ngjashmëri me fëmijët të cilët janë në çdo rast më të besueshëm. Studimi në fjalë u botua në revistën shkencore ‘Plos One’.