Pse preferoj 40-vjeçaret në vend të femrave më të reja… (e shkruar nga një burrë)

loading...


Sa më shumë plakem, aq më shumë vlerësoj dyzetvjeçaret kundrejt femrave më të reja. Ja disa nga arsyet:

Një dyzetvjeçare nuk do të të zgjojë kurrë në mes të natës për të pyetur se çfarë mendon. Nuk i intereson aspak ta dijë.

Nëse një dyzetvjeçare nuk dëshiron të shohë ndeshjen, nuk do të vijë rreth e rrotull duke qarë, do bëjë diçka që i pëlqen dhe zakonisht bëhet fjalë për diçka shumë më interesante.

Një dyzetvjeçare njihet mjaftueshëm për të ditur kush është, çfarë është dhe çfarë do dhe nga cili e do.

Vetëm pak prej tyre u intereson se çfarë mendon ti për to.

Dyzetvjeçaret kanë dinjitet. Nuk do të bëjnë të turpërohesh në opera apo në një restorant luksoz. Natyrisht, nëse e meriton, nuk do hezitojnë të të qëllojnë, nëse mendon se ia hodhe.

Gratë më të pjekura janë bujare në komplimente, shpesh të pamerituara. E dinë ç’do të thotë të jesh i pavlerësuar.

Një dyzetvjeçare është mjaft e sigurt kur të prezanton miket e saj.

Një grua më e re, në prezencë të një burri, do të injoronte shoqet e saj më të ngushta, sepse nuk ka besim.

Dyzetvjeçareve nuk u intereson se ty të tërheqin mikeshat e saj, sepse e di që ato nuk do ta tradhtonin kurrë.

Gratë bëhen telepatike kur arrijnë një farë moshe. Nuk është e nevojshme t’u rrëfesh mëkatet e tua. Ato i marrin me mend saktësisht.

Dyzetvjeçaret, kur sapo kalojnë dy-tri rrudhat e para, janë shumë më seksi se sa të rejat.

Dyzetvjeçaret janë të drejtpërdrejta dhe të ndershme. Do të të thonë menjëherë se je një idiot apo se po sillesh si i tillë. Nuk ke nevojë të pyesësh në ç’raporte jeni.

Po, vlerësojmë dyzetvjeçaret për shumë arsye.

Fatkeqësisht, kjo gjë nuk është reciproke. Për çdo fantastike, inteligjente, seksi dhe të krehur mire, dyzetvjeçare (e tutje), është një burrec qeros, barkalec, që bëhet qesharak me një kamariere njëzetedyvjeçare.
p1

loading...

loading...